Sport

FOTO/ Messi kthehet në aset për Spanjën, La Liga bllokon largimin e argjentinasit nga Barcelona: Paguaj 700 milionë euro që

30 Gusht 2020, 12:56 Nga DOSJA
FOTO/ Messi kthehet në aset për Spanjën, La Liga bllokon largimin

SPANJË-Lionel Messi është kthyer në një temë të zjarrtë jo vetëm për Barcelonën por edhe për futbollin spanjoll. Klubi katalanas po lëviz të gjithë gurët që të mbajë në skuadër yllin argjentinas, madje duke lëvizur edhe vetë Federatën Spanjolle.

Avokatët e klubit theksojnë  se kontrata nuk e lejon të largohet nëse në arkat e klubit nuk derdhet klauzola e kërkuar prej 700 milionë eurosh, megjithëse nga pala e argjentinasit theksohet se kjo klauzolë nuk vlen në vitin e fundit.Për këtë çështje ka ndërhyrë edhe La Liga, që i bën të qartë 6 herë fituesit të “Topit të Artë” se shifra e majme prej 700 milionë eurosh duhet të paguhet, qoftë edhe nga vetë ai, nëse dëshiron të largohet këtë merkato.

1) Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një klauzolë përfundimi të zbatueshme në rast se Lionel Messi vendos të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të njëanshme të kontratës, e realizuar në përputhje me nenin 16 të Dekretit Mbretëror 1006/1985, të 26 qershorit, nga ajo që rregullon marrëdhënien e veçantë të punës së sportistëve profesionistë.

2) Në përputhje me rregulloret në fuqi, dhe duke ndjekur procedurën përkatëse në këto raste, LaLiga nuk do të kryejë procedurën paraprake të vizave që lojtari të hiqet nga federata nëse nuk kanë paguar më parë shumën e klauzolës së përmendur”, thekson La Liga.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona la liga messi barcelona la liga messi

Sondazh

Poll