Politike

Grabitja në Rinas/ Flet Berisha: Vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti

11 Prill 2019, 18:39 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Flet Berisha: Vjedhje paraelektorale, e organizuar nga

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për grabitjen e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë.

I ftuar në studion e lajmeve në “RTV ORA” referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, Berisha tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.

“Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njejtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njejtin skenar në botë”,  u shpreh Berisha.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur 2 ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas sali berisha grabitja ne rinas sali berisha

Sondazh

Poll