Aktualitet

U futën në pus për të rregulluar pompën, asfiksohen dy persona në Vlorë. Familjarët i nxorrën dhe i dërguan me urgjenc

30 Gusht 2020, 15:43 Nga DOSJA
U futën në pus për të rregulluar pompën, asfiksohen dy

VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Romës të Vlorës, ku dy persona u asfiksuan brenda një pusi. Burime për Dosja.al bënë me dije se një 55 dhe 23-vjeçar, u futën brenda një pusi për të rregulluar pompën e ujit por për shkak të gazit janë asfiksuar.

Pas lajmërimit të një fëmije, që ka dhënë alarmin, më pas ata janë nxjerrë nga pusi prej familjarëve të tyre dhe më pas u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Aktualisht të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, madje një prej tyre është përmendur, ndërsa një tjetër është vënë në oksigjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:00, në fshatin Romës, Selenicë, shtetasit B.Xh dhe E.I duke montuar një pompë uji në pus, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi.

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pusi ne vlore pusi ne vlore

Sondazh

Poll