Aktualitet

Nën kërcënimin e thikës grabiti supermarketin në Elbasan, “Shqiponjat” arrestojnë 33-vjeçarin, si tentoi të largohej

30 Gusht 2020, 12:49 Nga DOSJA
Nën kërcënimin e thikës grabiti supermarketin në

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale E.S, pasi ka nën kërcënimin e thikës vodhi disa artikuj ushqimorë në një supermarket. Unfiformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha”, ku pas grabitjes i riu ka tentuar të largohet. Ai është arrestuar nga forcat “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij. 

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë dhe veprimet e shpejta dhe profesionale çuan në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 33 vjeçarit i cili nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë) vodhi disa artikuj ushqimor në një supermarket dhe tentoi të largohej.
Me marrjen e njoftimit se në një supermarket te rruga “Rinia” në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka vjedhur disa artikuj ushqimor dhe është larguar, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan. 33 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posamçe “Shqiponjat”, në afrësi të banesës së tij
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjeçari në elbasan arrestohet 33-vjeçari në elbasan

Sondazh

Poll