Aktualitet

‘Frikë JO! Kujdes PO!’/ Policia kontrolle në banesat e të prekurëve me COVID-19: Këta tre elementë iu mbrojnë nga COV

30 Gusht 2020, 15:02 Nga DOSJA
‘Frikë JO! Kujdes PO!’/ Policia kontrolle në banesat e

TIRANË– Policia e Shtetit vijon me kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka ushtruar kontrolle në lokale, restorante, por edhe në banesat e të prekurve nga pandemia, për të kontrolluar nëse të prekurit e kanë zbatuar vetëkarantinimin.

 “Distancimi social, higjena dhe vendosja e maskës, janë tre elementët më të mirë për tu mbrojtur nga COVID-19, respektoi dhe ti në funksion të mbrojtjes së jetës,”-shkruahet në njoftimin zyrtar të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Frikë JO! Kujdes PO!

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin krahas përmbushjes së detyrave funksionale, vijojnë intensivisht punën për monitorimin e zbatimit të masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të aktit normativ, kontrollet kanë vijuar në lokale, restorante, disko, në markete, minimakete e kudo ku ka grumbullime të qytetarëve. Kontrollet vijojnë pandërprerë edhe në banesat e të prekurëve me COVID-19, me qëllim zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm. Ndërkohë, herë pas herë në ambientet e strukturave të Policisë bëhen dezinfektime, si dhe zbatohet me rigorozitet mbajtja e maskave.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse për të mos lejuar përhapjen e COVID-19. Distancimi social, higjena dhe vendosja e maskës, janë tre elementët më të mirë për tu mbrojtur nga COVID-19, respektoi dhe ti në funksion të mbrojtjes së jetës. Mbrohuni dhe denonconi në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast që konstatoni në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll