Aktualitet

Muzikë, alkool dhe aheng, pushuesit e djegin tek “Folie Marine” në Jalë, asnjë masë për COVID-in (PAMJE NGA BRENDA RES

30 Gusht 2020, 11:27 Nga DOSJA
Muzikë, alkool dhe aheng, pushuesit e djegin tek “Folie Marine”

JALË- Muzikë, alkool dhe aheng. Këto janë pamjet që na vijnë nga resorti luksoz në Jalë, “Folie Marine”. Siç shihet qartë edhe në videon e publikuar nga JOQ, nuk respektohet asnjë masë, sa i përket protokollit të COVID-19. Pushuesit shfaqen ngjitur me njëri-tjetrin, pinë alkool dhe kërcejnë.

“Pershendetje, shikoni ç’behet nga folie marine ne jal, dhe te gjithe lokalet e tjera jan mbyllur. Video eshte e bere nga nje mik i imi qe ishte ne club.“, shprehet qytetari, që ka dërguar videon në JOQ.

Folie Marine Jale festohet ne darke on Vidnews.

Kështu, një nga resortet më të njohura në jug të vendit si Folie Marine, është kthyer një vend ku virusi mund të përhapet lehtësisht. Ndërkohë, të gjitha baret apo lokalet afër tij, nuk kanë muzikë dhe pushuesit në to janë të paktë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet folie marine folie marine

Sondazh

Poll