Aktualitet

Pa çati mbi kokë që prej nëntorit të kaluar, qytetari nga Mamurrasi pa asnjë ndihmë: Inxhinierët më thanë që është

30 Gusht 2020, 11:51 Nga DOSJA
Pa çati mbi kokë që prej nëntorit të kaluar, qytetari

MAMURRAS-Një familje në Mamurras me 6 anëtarë, qëndron jashtë banesës, që prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Banorët e kësaj familje, kanë kaluar ditë të vështira, si në Dimër për shkak të ftohtit, por edhe në verë për shkak të vapës.

Kryefamiljari Zef Boçi , i cili është edhe invalid shprehet se inxhinierët i kanë thënë gojarisht se shtëpia është e pabanueshme, por nuk firmosin dot pa urdhërin e kryetarit. Në një rrëfim për “Faxweb”, ai shprehet, se ka kërkuar ndihma nga autoritetet, por nuk ka marrë asgjë mbrapsh. Më tej ai shton, se institucionet kanë anashkaluar problemin e dëmtimit të banesës së tij.

Bëra plot një vit që jam këtu, invalid, pa pikë turpi prefekti më merr nuk e mbaj mend orën, nga mesnata, më thotë më vjen keq se po fle brenda. Kjo nuk bën më, është themeli me bodrum. Komisioni e ka nxjerë të banueshme banesën. Vetëm dyer e dritare kam hequr. Kam kërkuar çadër, kam kërkuar ndihma. Asnjë ndihmë nuk më është dhënë. Inxhinierët gojarisht dhe jo me shkrim më kanë thënë që është e pabanueshme, por nuk e firmosim dot pa urdhër të kryetarit. Kryetari nuk ka ardhur dhe kështu ka ngelur. I bëj apekl shtetit që së pari të vijë të shikojë se ku jetoj, me gjithë këtë kohë, virus e dreq që na gjeti ne”, tha Zef Boçi.

Kurbini ishte një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Si pasojë e lëkundjeve të forta, qindra banesa u dëmtuan, duke lënë në qiell të hapur banorët.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa e demtuar nga termeti zef boci banesa e demtuar nga termeti zef boci

Sondazh

Poll