Aktualitet

Duke u torturuar nën temperaturat përvëluese, emigrantët të bllokuar prej 7 orësh në Kapshticë

30 Gusht 2020, 14:26 Nga DOSJA
Duke u torturuar nën temperaturat përvëluese, emigrantët

KAPSHTICË -Pika kufitare e Kapshticës është bllokuar sërish ditën e sotme. Prej 7 orësh qytetarët presin në Kapshticë, për të kaluar në anën tjetër. Deri më tani, nuk ka asnjë marrëveshje mes palës greke dhe asaj shqiptare.

Të gjendur mes temperaturave të larta, emigrantët ankohen se nuk kanë bukë dhe ujë, ndërsa shumë prej tyre kanë fëmijë të vegjël, të cilët janë duke u tortuaruar nga radhët e gjata.

Në rast se brenda ditën së sotme nuk do të gjendet një marrëveshje mes dy palëve, qytetarët duhet të presin në radhë deri ditën e nesërme.

Drejtoria e Emigracionit u bëri me dije udhëtarëve, se në pikën kufitare të Kapshticës është plotësuar kuota ditore e 300 udhëtarëve. Po ashtu policia ka ngritur postblloqe në afërsi të pikës doganore, për të mos lejuar që qytetarët të shkojnë drejt kufirit.

Kjo situatë në Kapshticë u regjistrua edhe dy javë më parë, kur vargu i makinave shkoi deri në 3.5 km. Pas një marrëveshje mes palëve dhe ndërhyrjes së kryepiskopit Janullatos, qeveria greke lejoi kalimin e udhëtarëve pa kufizime.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare ne kapshtice radhë të gjata në kapshticë bllokohet pika kufitare ne kapshtice radhë të gjata në kapshticë

Sondazh

Poll