Aktualitet

Vetëm këta shtetas mund të udhëtojnë nga Shqipëria në Itali! Del NJOFTIMI për fluturimet, ja kush ‘kalon’ pa problem

30 Gusht 2020, 13:43 Nga DOSJA
Vetëm këta shtetas mund të udhëtojnë nga Shqipëria

TIRANË– Kompania “Air Albania” ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me fluturimet nga Shqipëria drejt Italisë duke shtuar se deri në një moment të dytë do të mund të udhëtojë vetëm një kategori e caktuar.

Do të lejohet që të shkojnë në Itali: të gjithë shtetasit italianë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi, gjithashtu DHE shtetasit e huaj (EU, Schengen, UK, Norvegji, Islandë dhe Zvicra) me pasaportë, shtetasit shqiptarë ose të huaj të pajisur me viza të tipit C dhe D, ose viza për vizita mjekësore dhe shtetasit që udhëtojnë tranzit në Itali, por që duhet të kenë blerë biletën e fluturimit deri në destinacionin final.

Ndërsa udhëtimet për turizëm nga Italia drejt Shqipërisë , por vetëm për arsye pune ose vizita mjekësore.

“Për sa i përket karantinës është e detyrueshme, kur të ktheheni në Itali do të duhet të bëni 14 ditë karantinë në banesën tuaj. Për informacione të mëtejshme, Air Albania ju fton të kontaktoni shërbimin ndaj klientit, të cilët janë në dispozicionin tuaj 24/7 në nr e kontaktit: +355 42 24 6000,”-thuhet ndër të tjera në njoftim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali koronavirusi ne bote udhetimet nga shqiperia ne itali itali koronavirusi ne bote udhetimet nga shqiperia ne itali

Sondazh

Poll