Aktualitet

“Na lejoni të afrohemi, nuk kemi as bukë as ujë”/ Fëmijët nga Kapshtica thirrje shtetit: Duam të kalojmë kufirin!

30 Gusht 2020, 11:09 Nga DOSJA
“Na lejoni të afrohemi, nuk kemi as bukë as ujë”/

KAPSHTICË- 50 emigrantë shqiptarë nuk janë lejuar nga Policia që të udhëtojnë drejt pikës kufitare të Kapshticës. Ata janë ndaluar nga Policia në fshatin Kapshticë dhe nuk kanë ngelur aty të bllokuar.  Në këtë rrugë, jo shumë larg nga pika kufitarë ka edhe fëmijë, të cilët përveçse duken të mërzitur kërkojnë edhe të ushqehen.

“Është shumë e vështirë. Nuk di çfarë të bëjmë. Nuk kemi as bukë as ujë, presim gjithë këto orë. Dua të kaloj,”, shprehet një fëmijë për Report Tv. Ndërsa një tjetër tregon se edhe ushqime nuk ka mjatueshëm.

“Kam disa orë dhe është e vështirë. Dua të kaloj kufirin. Ushqime nuk ka mjaftueshëm.”, shprehet fëmija.

Kjo situatë është krijuar pasi pala greke ka pezulluar punën në këtë pikë doganore. Mësohet se është plotësuar kuota prej 300 qytetarësh. Ndërkohë, në këtë pikë doganore ka edhe shumë qytetarët të tjerë që janë bllokuar aty. Drejtoria e Migracionit u ka bërë thirrje udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt pikës doganore të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota për ditën e sotme. Pritet që puna të rinisë sërish nesër në orën 06:00 të mëngjesit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare e kapshticës fëmijët në kapshticë bllokohet pika kufitare e kapshticës fëmijët në kapshticë

Sondazh

Poll