Aktualitet

Dua Lipa ia del! Misioni përmbushet me sukses, Apple vendos Kosovën në hartë

30 Gusht 2020, 08:59 Nga DOSJA
Dua Lipa ia del! Misioni përmbushet me sukses, Apple vendos Kosovën

KOSOVË – Apple ka vendosur më në fund Kosovën në hartë, pas peticionit i cili u shpërnda në rrjetet sociale fillimisht nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa. Kjo e fundit gjeti mbështetjen e shumë artistë të tjerë shqiptarë, të cilët iu bashkuan nsimës. Tashmë Kosova është e veçuar nga Serbia dhe kufiri i saj është i dallueshëm.

Nisma e ndërmarrë nga Lipa, gjeti mbështetje nga shumë artistë shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit. Që nga momenti kur u krijua dhe deri më tani, peticioni ka marrë 197.715 firma.

Pavarësisht se Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 kufijtë e saj ishin me vija të ndërprera dhe nëse e zmadhoje pak foton, nuk dallohej më në hartë, madje Prishtina bëhej pjesë e Serbisë.

Përtej mbështetjes, peticioni shpërndarë nga Lipa prodhoi edhe reagime negative nga këngëtarët serbë. Ishte fillimisht ylli i muzikës serbe, Svetlana Raznatovic e quajtur ndryshe Ceca, e cila e quajti Lipën fëmijë dhe të paditur. Po ashtu Lipa u sulmua edhe nga këngëtarja e njohur serbe, Jelena Karleusa, e cila nuk e priti mirë peticionin.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dua lipa kosova ne harte dua lipa kosova ne harte

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 07:23

SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...