Aktualitet

U kap duke transportuar 5 klandestinë nga Afganistani, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan, do u merrte 200 euro për person

30 Gusht 2020, 08:40 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 5 klandestinë nga Afganistani, arrestohet

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 52-vjeçarin me iniciale F.K, pasi u kap duke transportuar një familje me 5 persona nga Afganistani. Policia bën me dije se ai u arrestua në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, teksa po tranportonte 5 klandestinët drejt Kosovës, kundrejt fitimit prej 200 euro për person.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna nga strukturat e DVP Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit shtetasve të huaj nga vendet e treta

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta të cilët hyjnë në vendin tonë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, gjatë orëve të vona të natës kanë evidetuar dhe goditur një tjetër rast.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili transportonte një familje me 5 pjestarë nga Afganistani , të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejtë fitimit 200 € për person.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjeçari në elbasan arrestohet 52-vjeçari në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 07:23

SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...