Aktualitet

Djegia e ullinjve dhe pemëve në Mallakastër, arrestohet një 43-vjeçar, kabulli me të cilin vidhte energji bëri masë

30 Gusht 2020, 09:45 Nga DOSJA
Djegia e ullinjve dhe pemëve në Mallakastër, arrestohet një

MALLAKASTËR- Policia e Mallakastrës ka arrestuar 43-vjeçarin Arjan Velaj, si shkaktar të një vatrë zjarri. Sipas policisë Velaj vidhte gjithashtu energji elektrike nga një pus nafte.

Ishte pikërisht një shkëndijë elektrike në kabullin me të cilin vidhte energji, që shkaktoi djegien e një sipërfaqje të konsiderueshme ullinjsh dhe pemësh frutore, të cilat ishin në pronësi të shtetasit M.V. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Vidhte energji elektrike dhe si pasojë shkaktohet zjarr duke djegur ullinj e pemë frutorë, vihet në pranga 43-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Visok, Mallakastër.

Ky shtetas merrte energji elektrike në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok dhe për pasojë në kabëllin që merrte energji ka ndodhur një shkëndije elektrike duke shkaktuar zjarr.Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqje e madhe me shkurre dhe ullinj dhe pemë frutorë në pronësi të shtetasit M. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vjedhja e energjisë zjarri ne mallakaster vjedhja e energjisë zjarri ne mallakaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 07:23

SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...