Aktualitet

Pamjet me dron/ Mbi 100 emigrantë shqiptarë të bllokuar në Kapshticë, presin mes të nxehtit për të kaluar kufirin

30 Gusht 2020, 08:34 Nga DOSJA
Pamjet me dron/ Mbi 100 emigrantë shqiptarë të bllokuar në

KAPSHTICË- Dalin pamjet me dron nga pika kufitare e Kapshticës, ku qindra qytetarët kanë mbetur sërish të bllokuar. Mes të nxehtit qytetarët janë duke shpresuar për të kaluar kufirin. Aktualisht në këtë doganore ndodhen të bllokuar rreth 20 automjete dhe 3 autobusë. Situata shihet qartë në videon e siguruar nga Ballkan web.

Që prej mëngjesi të sotëm në këtë pikë kufitare kanë mbetur të bllokuar me qindra qytetarë.  Pala greke ka pezulluar punën, pasi është plotësuar kuota prej 300 qytetarësh. Emigrantë që presin në radhë shprehen se kanë bërë tamponin dhe kanë marrë konfirmim nga aplikimi online për kalim të kufirit.

Ndërkohë, Drejtoria e Migracionit u ka bërë thirrje udhëtarëve të mos udhëtojnë drejt pikës doganore të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota për ditën e sotme. Pritet që puna të rinisë sërish nesër në orën 06:00 të mëngjesit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare e kapshticës bllokohet pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 07:23

SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...