Aktualitet

U kapën të zhveshur në dhomën e hotelit/ Zogu i Tiranës ndahet nga bosi i Mamurrasit, ish i dashuri e “mbulonte” me par

30 Gusht 2020, 08:16 Nga DOSJA
U kapën të zhveshur në dhomën e hotelit/ Zogu i Tiranës

TIRANË- Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me biznesmenin nga Mamurrasi, me të cilin policia e gjeti të zhveshur në një dhomë hoteli në Tiranë. Panorama plus, duke iu referuar mikeshave të Zogut të Tiranës,  shkruan se dy djemtë nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin.

Para se të arrestohej nga Policia, Zogu i Tiranës ra në sy për jetën luksoze që bënte. Gjithçka u zbulua pas arrestimit të tij, ku doli në skenë pasaniku nga Mamurrasi. Ata të dy ishin në një lidhje dhe biznesmeni nuk ngurroi t’i hapte edhe një biznes Zogut të Tiranës, një qendër estetike.

Kështu, duke u nisur dhe nga pamja e jashtme gjithnjë e kuruar, Zogu i Tiranës  shpenzonte pafund për veshje të markave të shtrenjta, që flitej se miku ia blinte duke mos kursyer. Nuk mungonin as udhëtimet në  Dubai, Egjipt e ishujt grekë dhe në destinacionet më luksoze të botës, ku ka ekspozuar edhe hotelet me 5 yje, në të cilat shijonte komoditetet e shumta. Edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, pasi ndodhet nën masën “arrestit shtëpiak”, Hermes Nikaj sërish ka postuar foto mes parave apo dhuratave të shtrenjta, të cilat me siguri ia siguronte ish-i dashuri.

Hermes Nikaj u arrestua më 24 nëntor të vitit të kaluar, për shfrytëzim prostitucioni. Ai u lirua nga qelitë e paraburgimit 3 muaj më parë nëpërmjet një garancie pasurore dhe vazhdon të jetë në ‘arrest shtëpie’. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Hetimet për këtë çështje nuk kanë përfunduar. Pak javë më parë u thirr sërish në Polici Hermes Nikaj, ku dha një dëshmi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hermes nikaj zogu i tiranës hermes nikaj zogu i tiranës

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 07:23

SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...