Shisnin drogë me doza, pranga 6 personave në Dibër, në mesin e tyre edhe të mitur
30 Gusht 2020, 08:04Nga DOSJA
DIBËR -Policia e Dibrës ka arrestuar 6 të rinj për shitje të lëndëve narkotike me doza. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 15-vjeçar.
Në pranga kanë rënë; R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë. Sipas policisë, ata kishin edhe tendencë për kultivimin e lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u janë gjetur disa doza kanabis, gati për shitje. Prokuroria ndërkohë po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë
DVP Dibër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “POROSIA”, për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë operative, strukturat e DVP Dibër referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e cila rregjistroi procedimin penal.
Pas disa muajsh hetime të kryera nga Sektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, bazuar në provat e siguruara , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit :
R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se kolona e mjeteve ka shkuar deri në fshatin Vërmicë të Prizrenit dhe qytetarët po...
PATOS- Zjarri në pyllin me pisha në Drenies të Patosit vijon të jetë ende aktiv. Aktualisht, flakët po djegin hektarë me pyje dhe situata është shumë rëndë, pas...
Aktualitet30 Gusht 2020, 07:23
SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...
ELBASAN- Gjatë natës ka ndodhur një sherr masiv në një lokal nate në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për motive të dobëta mes nj...
PATOS- Vijojnë ende zjarret në fshatin Drenie të Patos. Mësohet se është janë aktive disa vatra zjarri, të cilat nuk po kursejnë pyllin me pisha në këtë fshat. ...
KAPSHTICË- Bllokohet sërish pika kufitare e Kapshticës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është plotësuar kuota prej 300 personash për...
TIRANË- Mjekët në QSUT kanë transportuar një pacient me COVID-19 pa marrë asnjë masë mbrojtëse. Gjithçka shihet qartë në videon e publikuar nga JOQ,...
SHQIPËRI- I nxehti afrikan nuk është larguar ende nga Shqipëria. Sipas Meteoalb sot do të ketë temperatura të larta në të gjithë territorin. Temperaturat d...
RROGOZHINË- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident tek vendi i quajtur ”Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Mësohet se shoferi i një motori ka humbur kontr...