Aktualitet

Radhë kilometrike automjetesh në Morinë, mbi 30 mijë qytetarë të Kosovë janë futur në Shqipëri gjatë fundjavës

30 Gusht 2020, 07:50 Nga DOSJA
Radhë kilometrike automjetesh në Morinë, mbi 30 mijë

KUKËS- Radhë kilometrike makinash në pikën kufitare të Morinës. Mësohet se kolona e mjeteve ka shkuar deri në fshatin Vërmicë të Prizrenit dhe qytetarët po presin për të hyrë në tokën shqiptare. Në këtë pikë doganore po punohet me me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë gjatë fundjavës kanë hyrë në Shqipëri mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova.

Vetëm një ditë më parë u futën 15 qytetarët të Kosovës në Shqipëri. Po kështu u krijua trafik ka edhe përgjatë superstradës Milot-Lezhë.

Sakaq, javët e fundit ka pasur një fluks në këtë pikë doganore, ku nuk kanë munguar edhe radhët e gjata.  Situatë kaotike u krijua në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke. Por,  edhe ditën e sotme janë krijuar radhë në pikën doganore të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash. Pala greke ka pezulluar punën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne morine radhe ne morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2020, 07:23

SHQIPËRI-Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjyk...