Sport

“Këtë vit do të kisha fituar “Topin e Artë”, Lewandowski ndjen keqardhje: Para ndeshjes kundër Barcelonës ne…

29 Gusht 2020, 17:02 Nga DOSJA
“Këtë vit do të kisha fituar “Topin e

POLONI-Në një intervistë për gazetën polake “Sport Onet”, Robert Lewandowski, kur u pyet se kush do ta meritonte Topin e Artë nëse do të ishte dhënë këtë vit, sulmuesi nuk la asnjë dyshim në përgjigjen e tij:

“Unë. Ne kemi fituar gjithçka që ka qenë e mundur. Unë isha ai që shënova më shumë në të gjitha garat. Mendoj se, nëse një lojtar arrin të shënojë kaq shumë dhe fiton të gjithë trofetë, e meriton këtë çmim”. Mëgjithatë, vendimi i “France Football” për ta anuluar këtë vit dhënien e çmimit me arsyetimin se kushtet e krijuara nga pandemia e kushtëzonin garën, nuk ia ka prishur humorin 31-vjeçarit.

“Nuk e mendoj shumë. Doja Ligën e Kampionëve, ishte përparësia ime, dhe unë e fitova”.Gjatë intervistës, Lewandowski iu rikthye disa momenteve vendimtare të sezonit:

“Para ndeshjes kundër Barcelonës, ne e dinim se do të fitonim. Kishte aq shumë besim saqë dikush po fliste për një 5-1 për ne. Pastaj erdhi suksesi 8-2. … Gnabry dhe Kimmich, para se të niste ndeshja, nuk më pyetën nëse do ta fitonim takimin, por nëse do ta ngrinim kupën. Unë u përgjigja po.” Përfundon Lewandowski.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich lewandowski bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll