Sport

Donnaruma prish planet e Milanit, portieri ende nuk ka rinovuar me kuqezinjtë, klubi anglez gati të transferojë portierin

29 Gusht 2020, 16:18 Nga DOSJA
Donnaruma prish planet e Milanit, portieri ende nuk ka rinovuar me

ITALI-Gianlugi Donnarumma ende nuk ka rinovuar me skuadrën e Milanit, çka shqetëson drejtuesit kuqezi në lidhje me të ardhmen e portierit.Kontrata e portierit skadon më 30 qershor të vitit 2021 dhe në rast se futbollisti nuk pranon të rinovojë me Milanin, atëherë presidenca do të kërkojë me patjetër ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero.

Skuadra e Chelsea-t ka shfaqur interes për të. Blutë e Londrës këtë verë nuk janë kursyer dhe kanë bërë blerje të mëdha, ku i fundit ishte Tiago Silva. Lampard dëshiron të ketë një ekip konkurues për të synuar edhe trofe sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë Arrizabalaga duket se nuk ka më vend në portën e Chelsea-s dhe kjo është bërë e ditur prej kohësh. Milan e vlerëson 50 milionë paund,por italianët mund të ulin pretendimet e tyre nëse bien dakord për transferimin e lojtarit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea donnarumma milan chelsea donnarumma milan

Sondazh

Poll