Sport

Presidenca e Interit i “mbyll gojën” Contes, zbulohet klauzola speciale: Nëse trajneri ankohet në media,shkarkohet menjë

28 Gusht 2020, 21:28 Nga DOSJA
Presidenca e Interit i “mbyll gojën” Contes, zbulohet klauzola

MILANO- Inter ka gjetur “ilaçin” e duhur që Conte të mos shpërthejë më në publik kundër klubit. Sipas të përditshmes italiane, “Corriere dello Sport”, Interi konfirmoi Conten… por me disa kushte. Dakordësia është kthyer në diçka me shkrim, në një document dhe klauzolë që detyron Conten të përmbahet përpara mediave.

Presidenti i Interit, Steven Zhang kishte bërë gati kontratën: Merr 8 milionë euro direkt, hiq dorë nga 24 në dy vite dhe largohu duke dhënë dorëheqjen. Inter me prezencën e avokatit Capellini i ka dhënë një kontratë për të firmosur, siç tregon gazeta italiane, drejtuesit e Interit i kanë bërë të ditur të mos bëjë më “qaramanin” në publik para mediave dhe të mos sulmojë më asnjë pjesëtar të klubit,qofshin këta edhe lojtarë. Kështu, nëse Conte sillet prapë në mënyrë të njëjtë, Interit i lind e drejta qe ta shkarkojë pa i paguar asnje cent Contes.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter antonio conte inter

Sondazh

Poll