Bota

Pamje nga arrestimi i gazetarit që tronditi botën, ndryshimi drastik i Julian Assange

11 Prill 2019, 12:25 Nga DOSJA
Pamje nga arrestimi i gazetarit që tronditi botën, ndryshimi drastik i

Është padyshim një nga lajmet më të rëndësishme të ditës. Arrestimi i gazetarit Julian Assange, i njohur ndryshe si themeluesi i Wikileaks, po bën xhiron e botës, dhe bashkë me të edhe pamjet nga arrestimi.

Rt.com ka publikuar një video dhe foto ku shihet Assange, 7 vite pasi ai u strehua në ambasadën ekuadoriane për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi për një çështje të ngacmimi seksual.

Assange, themeluesi i një prej kanaleve më të mëdha të publikimit të informacioneve shihet me disa kilogramë më tepër, me flokë të gjatë dhe me mjekër.

Mediet botërore raportojnë arrestimin, teksa citojnë burimet zyrtare britanike për prangosjen dhe përflasin për një marrëveshje mes presidentit të Ekuadorit dhe Britanisë së Madhe që Assange të mos ekstradohet në një vend ku të dhunohet.

Në muajin mars Assange-it në Ambasadën e Ekuadorit iu ndërpre aksesi në internet dhe iu ndaluan vizitat.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestimi i julian assange julian assange arrestimi i julian assange julian assange

Sondazh

Poll