Bota

‘Jam ok’, Assange i pashqetësuar drejt Gjykatës së Westminsterit, i shkel syrin gazetarëve (Foto)

11 Prill 2019, 13:47 Nga DOSJA
‘Jam ok’, Assange i pashqetësuar drejt Gjykatës së

BRITANI E MADHE- Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është dërguar në Gjykatën e Westminsterit pas arrestimit të tij në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Fotot e shkrepura nga reporterët në terren kanë bërë xhiron e rrjetit. Edhe pse në pamjen e jashtë, Assage dukej tmerrësisht i transformuar, duket se ai nuk po e vuan situatën ku edhe ndodhet.

Nga fotot e kapura, Assange ka ngritur gishtin e madh të njërës dorë lart duke treguar se është “ok” madje ka shkelur edhe njërin sy.

Gazetari Julian Assange u strehuan në ambasadë shtatë vjet më pare, në vitin 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi. Assange u akuzua për abuzim seksual nda një të mituri, çështje e cila është rrëzuar.

Mediet botërore raportojnë arrestimin, teksa citojnë burimet zyrtare britanike për prangosjen dhe përflasin për një marrëveshje mes presidentit të Ekuadorit dhe Britanisë së Madhe që Assange të mos ekstradohet në një vend ku të dhunohet.

Në muajin mars Assange-it në Ambasadën e Ekuadorit iu ndërpre aksesi në internet dhe iu ndaluan vizitat.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestimi i julian assange julian assange arrestimi i julian assange julian assange

Sondazh

Poll