Bota

Situata në Sudan/ Presidenti jep dorëheqjen, ushtria arreston anëtarët e qeverisë

11 Prill 2019, 12:10 Nga DOSJA
Situata në Sudan/ Presidenti jep dorëheqjen, ushtria arreston

JUBA, SUDAN- Ditën e sotme, presidenti sudanez, Omar Al-Bashir  shpall nën arrest shtëpie, pasi u detyrua të jepte dorëheqjen i detyruar nga ushtria.

Një turmë masive e popullit sudanez mbushën sheshet dhe rrugët e Khartoumit qendror përpara një “njoftimi të rëndësishëm” nga ushtria, për dorëheqjen e presidentit dhe arrestimin e një numri të madh të udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane, sipas Arab News.

Martin Elia Lomoro, ministri i punëve të kabinetit, në një takim tha se Sudani i Jugut është i alarmuar se si gjërat po shpalosen pas protestave masive që kanë tronditur kombin afrikano-verior që nga dhjetori i kaluar.

Sudani dhe Sudani jugor kanë qenë në mosmarrëveshje mbi një sërë çështjesh nga kufijtë në Abyei dhe Heglig të pasura me naftë për të tregtuar që kanë kërcënuar lidhjet dypalëshe që kur kjo e fundit u shpërbë nga Sudani në 2011 sipas një marrëveshjeje paqeje që përfundoi në luftë civile prej dy dekadash.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota omar al-bashir protestat ne sudan omar al-bashir protestat ne sudan

Sondazh

Poll