Sport

Shqipëria i merr Italisë “xhevahirin” e Interit, 17 vjeçari Ramen Cepele grumbullohet me Kombëtaren A

28 Gusht 2020, 20:14 Nga DOSJA
Shqipëria i merr Italisë “xhevahirin” e Interit, 17

ITALI– Ramen Capele është risia në listën e Edy Reja-s për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë. 17-vjeçari i lindur në Itali vendosi të heqë dorë nga fanella e kaltër për të pëfaqësuar ngjyrat kuqezi.Mbrojtësi është prodhim i akademisë së Interit dhe është një emër që vlerësohet shumë.

Ai në fakt kishte spikatur që në moshë të re në Itali e nuk ishte rastësi që përfaqësuesja italiane e kishte afruar me ekipin U17, me të cilin luajti në vitin e fundit ndeshje zyrtare në tetor 2019 duke shënuar edhe dy gola. Paraqitje të cilat i siguruan atij edhe shiritin e kapitenit në përfaqësuesen italiane.

Por kontaktet e me FSHF-në kanë qenë të vazhdueshme dhe kjo e fundit ka dërguar edhe trajnerin Edi Reja që të flasë me djaloshin e talentuar dhe familjen e tij. Fjalët e teknikut, e sidomos premtimi se mund të bashkohet me kombëtaren A, kanë bërë që ai të ndërrojë mendje.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja inter kombetarja ramen capele edy reja inter kombetarja ramen capele

Sondazh

Poll