Sport

Hysaj nuk rinovon me Napolin, klubi ka gati zëvendësuesin e shkodranit,ja kush është ai

28 Gusht 2020, 16:06 Nga DOSJA
Hysaj nuk rinovon me Napolin, klubi ka gati zëvendësuesin e

NAPOLI-E ardhmja e Elseid Hysaj me Napolin është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Mbrojtësi një sezon më parë ishte pranë largimit nga klubi, por këta të fundit nuk ishin të gatshëm t’i hapnin rrugën.Më pas, me Ancelotin, shkodrani përfundoi në stol duke humbur vendin e titullarit. Një protagonizëm të cilin e gjeti më pas me ardhjen e trajnerit Gattuso.

Mirëpo, negociatat nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur për Hysajn, i cili ka kërkuar një rregullim në kontratë nga ana e Napolit me drejtuesit që nuk kanë qenë të gatshëm t’ia ofrojnë.

Në këtë formë, palët me shumë mundësi do të ndajnë rrugët në këtë merkato, ndërsa pranë Napolit kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e mundshëm të zëvendësuesit të shqiptarit. Ai për të cilin të kaltrit interesohen më së shumti është Marko Davide Faraoni i cili luan me Veronën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elseid hysaj napoli elseid hysaj napoli

Sondazh

Poll