Sport

Barcelona dhe Atletico Madrid në “krizë” mes propozimesh të refuzuara

28 Gusht 2020, 17:42 Nga DOSJA

SPANJË- Presidenti i Barcelonës, Jozef Maria Bartomeu i ka bërë një propozim suprizë Atletico Madrid duke sygjeruar një shkembim kokë më kokë mes Antoine Griezmann dhe Joao Felix.

Sipas medive ndërkombëtare drejtuesit e Atleticos e refuzuan menjëherë ofertën e Barcelonës edhe pse nuk janë kundër rikthimit të Griezman në skuadër, por ata Felix e shohin si të adhmen e ekipit. Ndërsa Bartomeu po kërkon të shpëtojë nga paga e lartë e Griezmann-it, që fiton 21 milion euro në sezon dhe si shkëmbim dëshiron të marr Felix i cili përfiton vetëm 3.5 milion euro në sezon.

Griezmann dhe Felix

Por gjithashtu edhe Atletico i ka bërë një ofertë Barcelonës ku i ofron kartonin eThomas  Lemar dhe Diego Costës në shkëmbim që të marrë kartonin e Griezmann prap, por këtë herë ka qënë ekipi katalanas që ja ka kthyer nderin e refuzimit Atleticos.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antoine griezmann joao felix antoine griezmann joao felix

Sondazh

Poll