Bota

Britania e Madhe dhe BE vendosin: Brexit shtyhet deri në 31 tetor

11 Prill 2019, 10:34 Nga DOSJA
Britania e Madhe dhe BE vendosin: Brexit shtyhet deri në 31 tetor

Afati i ri për Britaninë e Madhe do të jetë 31 tetori, kjo erdhi si pasojë e një bllokimi për marrëveshje nga deputetët e Parlamentit Evropian.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se mesazhi i tij për miqtë britanikë ishte që të mod humbin më shumë kohë. Theresa May, e cila kishte dashur një vonesë më të shkurtër, tha se Britania e Madhe ende do të synojë të largohet nga BE sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë zgjedhjet evropiane në maj ose të largohet më 1 qershor pa një marrëveshje. Kryeministrja më vonë do të mbajë një deklaratë mbi samitin e Brukselit në Dhomën e Komuneve, ndërsa bisedimet me Partinë e Punës, që kanë për qëllim arritjen e konsensusit se si të merren me Brexit, do të vazhdojnë, sipas BBC.

May u shpreh: “Zgjedhjet me të cilat ballafaqohemi tani janë të zymta dhe afati kohor është i qartë, prandaj duhet të vazhdojmë me përpjekjet tona për të arritur një konsensus mbi një marrëveshje që është në interesin kombëtar”.

Deri më tani, deputetët kanë hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes së May-it me liderët e tjerë evropianë vitin e kaluar dhe ata kanë votuar kundër largimit nga BE pa një marrëveshje. BE ka përjashtuar çdo rinegocim të marrëveshjes së tërheqjes. Para këtij Samiti, May ishte shprehur para deputetëve se do të ndryshonte datën për daljen nga BE deri më 30 qershor, me pretekstin se Parlamenti ka ratifikuar marrëveshjen e saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit marreveshja e brexit theresa may brexit marreveshja e brexit theresa may

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2019, 13:46

Publikohet imazhi i parë i vrimës së zezë

Vrima e zezë është 500 milionë trilion km larg dhe u fotografua nga një rrjet prej tetë teleskopëve në të gjithë botën. Detajet janë botuar sot në faqen zyrtare...