Sport

Chelsea i papërmbajtshëm këtë merkato, blutë e Londrës zyrtarizojnë mbrojtësin e PSG

28 Gusht 2020, 14:14 Nga DOSJA
Chelsea i papërmbajtshëm këtë merkato, blutë e

BRITANI E MADHE- Chelsea sapo ka zyrtarizuar blerjen me të re në skuadër. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Thiago Silva. 35-vjeçari nga Brazili ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare më blutë e Londrës, pas largimit me parametra zero nga kampionët e Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi i Chelsea në një njoftim zyrtarë në rrjetin social Twitter. Ndërsa vetë Silva në një intervistë ka thënë se është shumë i lumtur që u bë pjesë e skuadrës së Chelsea, dhe ka premtuar se do të fitojnë shumë tituj së bashku.

“Jam shumë i lumtur që u bashkova me Chelsea. Unë jam i kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi emocionues të udhëhequr nga Frank Lampard për sezonin e ardhshëm dhe unë jam këtu për të fituar tituj. Shihemi së shpejti, tifozë të Chelsea, mezi po pres të luaj në Stamford Bridge,” tha braziliani Silva.

Ndërkohë që Thiago Silva është futbollisti i pestë i blerë nga Chelsea në merkaton e verës pas Ben Chilwell, Malang Sarr, Hakim Ziyech dhe Timo Werner.

(I.A/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato e veres thiago silva merkato e veres thiago silva

Sondazh

Poll