Aktualitet

PD kallëzoi Policinë dhe Lleshajn për dhunë në protestë, Prokuroria nis hetimet 

11 Prill 2019, 12:51 Nga DOSJA
PD kallëzoi Policinë dhe Lleshajn për dhunë në

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka regjistruar sot një kallëzim penal ndaj ninistrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit. Nisja e hetimeve është bërë pas padisë se Partisë Demokratike, e cila në 18 mars ka dorëzuar një padi për dhunë në protestë.

Padia kundër uniformave blu dhe minsitrit të Brendshëm, në Prokurori u dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bradhi, i cili akuzon këto dy subkejte për veprime në shkelje të ligjit. Sipas tij, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga 16 shkurti deri në 16 mars.

Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.’- thuhet në letrën shoqëruese që Bardhi i ka dërguar organit të akzuës.

Për Partinë Demokratike përdorja e gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë protestuesit është në shkelje të ligjit dhe tej kompetencave ligjore.

Trajtimi i këtij kallëzimi penal dhe mbi të gjitha hetimi me profesionalizëm i dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit, është një tjetër provë nëse në Shqipëri, organi i prokurorisë është institucion i pavarur dhe i paanshëm, siç përcakton Kushtetuta dhe ligji, apo është zyrtarisht degë e pushtetit kriminal të kësaj Qeverie ilegjitime”, shtohet më tej në padi.

Prokuroria pritet të hetojë mbi veprimet e policisë gjatë protestave të opozitës, dhe pritet që Gazment Bardhi të thirret në Prokurorinë e Tiranës të hënën në orën 12 për të dhënë shpjegime të metejshme.

Partia Demokratike pas protestës së parë në 16 shkurt, kanë nisur valën e protestave të pandalshme dhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve. Ata kërkojnë largimin e Edi Ramë si kryeminsitër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne protese protesta e opozites dhuna ne protese protesta e opozites

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2019, 12:37

Apollonia në një ditë prilli

Aty ku fle historia mijëvjeçare e shqiptarëve zbret mbi të mijtat herë Pranvera. Apollonia magji në këto ditë Prilli vjen përmes fotografisë së fotografi...