Sport

“Po të ishte për të rrahur nuk do dija nga t’ia filloja”, sherr në FSHF? Sinan Idrizi zbardh versionin e konflikti

27 Gusht 2020, 15:19 Nga DOSJA
“Po të ishte për të rrahur nuk do dija nga t’ia

TIRANË-Një temë e nxehtë te Flamurtari ishte ajo e futbollistit Arinaldo Rrapaj. Futbollist ky me cilësi të jashtëzakonshme dhe që mund të bëj diferencë të madhe në futbollin shqiptar, në fakt lojtari është bërë “mollë sherri” mes Idrizit dhe avokatit të futbollistit. Të mërkurën thuhet se jo gjithçka është mbyllur me kaq. Idrizi sipas mediave ka pritur jashtë ambienteve të FSHF-së avokatin Lorin Burba, më të cilin fillimisht ka debatuar dhe më pas është konfrontuar edhe fizikisht.Në një lidhje për “Report TV”, ka folur vetë Idrizi duke e mohuar diçka të tillë dhe nëse do të ndodhte ndonjë konflikt verbal nuk do dinte nga t’ia fillonte.

“Po të ishte për të rrahur nuk do dija nga t’ia filloja … me aq padrejtësi sa i kanë bërë Flamurtarit,”- U shpreh Idrizi.

‘Report Tv’ kontaktoi edhe avokatin Lorin Burba, i cili nuk preferoi të flasë. Konkretisht ai u shpreh: ‘Nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Për mua nuk ka çështje fare.’Ndërkohë vetëm 17 ditë më vonë raportohet se Flamurtari humbi gjyqin kundër Rrapajt dhe i detyrohet të paguajë rrogat e prapambetura dhe kostot gjyqësore. Pikërisht për këtë arsye menaxheri Bode shprehet i lumtur që drejtësia u vendos në vend, duke bërë edhe një thirrje për presidentët e klubeve që të lënë arrogancën dhe të mos e trajtojnë lojtarin si skllav.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sinan idrizi sinan idrizi

Sondazh

Poll