Bota

Arrestohet në ambasadën e Ekuadorit themeluesi i Wikileaks, Julian Assange

11 Prill 2019, 09:44 Nga DOSJA
Arrestohet në ambasadën e Ekuadorit themeluesi i Wikileaks, Julian

Julian Assange, bashkëthemeluesi i Wikileaks është arrestuar ditën e sotme në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Mediet e huaja shkruajnë se sipas policisë metropolitan Assange ndodhet në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminster “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kreu i Policisë Metropolitanë Scotland Yard bëri me dije arrestimin e tij. “Julian Assange, 47 vjeç, sot, të enjten 11 prill, është arrestuar nga oficerë të Shërbimit Policor Metropolitan (MSHP) në ambasadën e Ekuadorit, Hans Crescent, SË1 mbi një urdhër të lëshuar nga Ëestminster Gjykata e Magjistraturës më 29 qershor 2012, për mos dorëzimin në gjykatë.

Ai është marrë në paraburgim në një stacion qendror të policisë në Londër, ku do të mbetet, derisa të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Ëestminsterit. MSHP kishte për detyrë të ekzekutonte urdhrin, në emër të Gjykatës së Magjistraturës së Ëestminsterit, dhe u ftua në ambasadë nga ambasadori, pas tërheqjes së azilit nga qeveria ekuadoriane,”– shkruhet në deklaratën zyrtare.

Gazetari Julian Assange u strehuan në ambasadë shtatë vjet më pare, në vitin 2012, për të shmangur ekstradimin në Suedi. Assange u akuzua për abuzim seksual nda një të mituri, çështje e cila është rrëzuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasada e ekuadorit arrestimi i julian assange julian assange londer scotland yard wikileaks ambasada e ekuadorit arrestimi i julian assange julian assange londer scotland yard wikileaks

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2019, 13:46

Publikohet imazhi i parë i vrimës së zezë

Vrima e zezë është 500 milionë trilion km larg dhe u fotografua nga një rrjet prej tetë teleskopëve në të gjithë botën. Detajet janë botuar sot në faqen zyrtare...