Sport

FOTO/ Hidhet firma mbi kontratë, Serisë A i shtohet një tjetër futbollist shqiptar

27 Gusht 2020, 12:38 Nga DOSJA
FOTO/ Hidhet firma mbi kontratë, Serisë A i shtohet një

TORINO-Mërgim Vojvoda është lojtari më i ri i Torinos. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi italian, me anë të një postimi në rrjetet sociale (Kontratë 4- vjeçare) . Mbrojtësi 25 vjeçar nga Kosova ka luajtur më parë për ekipe si Mouscron, apo edhe së fundi për Standart Liege në Belgjikë.

Torino ka filluar nga puna për sezonin e ri. Trajneri Giampaolo ka përgatitur një listë dëshirash, ku e para iu plotësua sot. Ekipi italian e kishte kërkuar me ngulm mbrojtësin e Kosovës, duke fituar edhe duelin e interesimit me Atalantës. Firma e re është hedhur në kontratë dhe bëhet fjalë për 4 vite, duke dëshmuar qartësisht besimin që i është dhënë Vojvodës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mergim vojvoda torino mergim vojvoda torino

Sondazh

Poll