Bota

SHBA/ Hahn: Qëllimi i përbashkët në të dy anët e Atlantikut, të sjellim ballkanin në BE

10 Prill 2019, 19:31 Nga DOSJA
SHBA/ Hahn: Qëllimi i përbashkët në të dy anët e

SHBA- Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, është takuar me partnerët ndërkombëtarë në Uashington.

Sipas europeanëesternbalkans, takimet e Hahn ishin në vazhdën e angazhimeve në një gamë të gjerë çështjesh si Ballkani Perëndimor, Politika Evropiane e Fqinjësisë dhe si të trajtohen sfidat globale.

Ndërkohë në ditën e dytë në Uashington, duke vizituar Këshillin Atlantik ai ka folur edhe për strategjinë e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është të stabilizojmë rajonin dhe t’i sjellim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”, citohet të ketë thënë Hahn.

Ai gjithashtu ka thënë se besueshmëria e BE-së është në rrezik. “Ne duhet të jemi shumë të vendosur, por të drejtë dhe të pranojmë arritjet kur dhe ku është e duhur. Mosnjohja e angazhimeve do të thotë humbje e fuqisë”, ka përfunduar Hahn.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota be johannes hahn shba zgjerimi i ballkanit be johannes hahn shba zgjerimi i ballkanit

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2019, 13:46

Publikohet imazhi i parë i vrimës së zezë

Vrima e zezë është 500 milionë trilion km larg dhe u fotografua nga një rrjet prej tetë teleskopëve në të gjithë botën. Detajet janë botuar sot në faqen zyrtare...