Politike

Presidenti Meta kundër qeverisë për zgjerimin e Greqisë: Mbaj qendrimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 2009-ë

27 Gusht 2020, 11:16 Nga DOSJA
Presidenti Meta kundër qeverisë për zgjerimin e Greqisë:

VLORË- Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka siguruar shqiptarët se do të jetë gjithnjë në krah të tyre për të mbrojtur interesin e vendit. Një ditë pas dorëzimit në parlamentin grek të projektligjit për zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë, 12 milje në Perëndim të Detit Jon, Meta tha se “Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar njëherë marrëveshjen me Greqinë për Detin”, duke e konsideruar këtë një precedent të fortë kundër marrëveshjes.

Meta u shpreh pas përfundimit të ceremonisë për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës se: 

“Pa asnjë diskutim shqiptarët duhet të jenë të sigurt se Presidenti gjithmonë do të mbrojë kushtetutën për cështjen në fjalë do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet ta bëjnë të gjitha institucionet tona”.

Por cili ishte vendimi për Marrëveshjen Detare Shqipëri Greqi, e firmosur në vitin 2009, dhe e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010? 

“Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me:

a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm.”

Dje, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, dhe as për situatën politike mes dy vendeve, por është mjaftuar me një koment në Facebook. Ndërkohë që ai është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2020, 11:05

TIRANË- Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD njofton se ja...

Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...