Politike

“Mbetje e lodhur”/ Rama “shpëlan” Gjuzin dhe Roshin: Jeni bashkësi karikaturash, politika s’është për ty, është sport i vështirë, ballist, je bisht lopate… mos më ngacmo dellin oratorik (ETIKETAT)

VIDEO
Rama gjithashtu tha se nuk ka lidhje me komunizmin, por pranoi se i ati ka qenë pjesë e nomenklaturës, dhe sqaroi se ai ka qenë në anën e duhur të historisë. 

TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer etiketimet për dy deputetë në Kuvend. Kujtim Gjuzi dhe Artur Roshi ishin dy “viktimat” e preferuara të Ramës sot, që i quajti “bishta” lopate të vagonave të mallrave, “mbetje të lodhura”, e duke vijuar më tej me të tjera etiketime. Rama gjithashtu tha se nuk ka lidhje me komunizmin, por pranoi se i ati ka qenë pjesë e nomenklaturës, dhe sqaroi se ai ka qenë në anën e duhur të historisë. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Kolegët tanë në rrugë dhe ndërkombëtarët ta dëgjojnë këtë që thotë KE. Ligjvënësi të garantojë elementët kryesorë të sistemit zgjedhor, subjekteve zgjedhorë. Në të gjithë hapësirën e OSBE nuk ka asnjë vend nga Vankuveri në Rusi, nuk e ka asnjë vend formulën tonë të koalicioneve. Është tipikisht një hile. Kjo është një hile. Hile allashqiptare. Ca është kjo? Këtë se ka askush. Ne këtë sot do e fshijmë dhe është fshirje e vonuar e një hileje që ka karakterizuar zgjedhjet për vite të tëra. 

Ballist, Curçilli thotë kush nuk ndryshon mendim është budalla. Unë jam shumë i qetë sot, se pavarësisht se nuk kam të njëjtin mendim të lartë për listat si Myslymi e Rudina, ama…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naltmadhni, të lutem. Të lutem sa për komunistin, s’kam asnjë lidhje emocionale apo intelektuale me komunizmin. Im atë ka qenë komunist si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë, kur ju, kur thua ju është fyerje në fakt. Se unë s’kam asnjë problem me komunistë e me ballistë si persona. Ju e mësuat nga Enver Hoxha se ju bëri ai më të zi sesa veten. Se ju mësoi Enveri që mos u merr me mesazhin por me mesazherin, mos u merr me mendimin por me kokën që mendon. Po të kishit gjë, do të ishit më zi se Enveri. Këtu është ndarja anti-demokratike. Socialistët dhe demokratët janë demokratë. Socialistët janë anti-fashistë dhe anti-komunistë. S’merremi me personat por me ideologjitë.

Jeni kopja e zezë, ti e Saliu. (Artur Roshit) Ndërkohë që politika është ndarje opinionesh e idesh. Është sport i vështirë nuk është për ty. (Gjuzit). Ty të sollën këtu aksidentalisht. I ke parasysh vagonat e mallrave? Vagona mallrash të mbushura me lopata. Ti je bishti i një lopate. Nuk ka më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. (Roshit).

Me votimin e lodhur vagonat me lopata do të shkëputen. Këtë sistem do e fshijmë që këtij parlamenti të mos i bien më qafë më karikatura politike si puna jote. Na tregoni hajdutët e kriminelët, komunistët në vitin 2020, jeni një bashkësi karikaturash. Ky parlament boll ka qenë revistë Hosteni për 30 vite. Ti s’merr dot as klasën e 9-të. As të nëntën me mik komunist. S’kam ç’të bëj se më ngacmon dellin oratorik ballisti. 


Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(F.g/dosja.al)

Shto Koment