Politike

FOTO/ “Theva rregullat e mia për ty”, Dritan Leli me brengë në shpirt… me kokën ulur në zyrë, pas “shpëlarjes”

27 Gusht 2020, 09:59 Nga DOSJA

VLORË- “Theva rregullat e mia për ty, përqafoje realitetin edhe nëse të djeg“, është ky mesazhi që kryebashkiaku i Vlorës ka zgjedhur si “citim” frymëzimi në zyrën e tij. Leli, i cili mori qendrën e vëmendjes mediatike disa javë më parë, pas kritikave të ashpra dhe ultimatumeve që i drejtoi shefi i tij, kryeministri Edi Rama, ka reflektuar. Në një vëzhgim që Dosja.al bëri në rrjetet sociale, ku Leli shpalos punët e tij, kryebashkiaku shihet po ashtu teksa pozon i menduar.

Me kokën ulur, vështrimin drejt, një stilolaps gati për të nisur “raportimin”, Leli pozon për “paparazin personal”. Fotografi është kujdesur që edhe mesazhi i stampuar në pasqyrën e zyrës së kryetarit të bashkisë të fiksohet nga aparati.

Me siguri, jo pa arsye….

Kryeministri është piktor, e me siguri e jep aprovimin për këtë lëvizje të Lelit, nga shkencat e aplikuara, pasi është diplomuar si mjek, për te artet e bukura, në këtë demonstrim në pasqyrën e zyrës.

Është fat që kryebashkiakët tanë janë krijuesë, dhe inspirohen nga “quote” të denja për Instagram, por vetëm shpresojmë që kostoja e këtyre mesazheve të personalizuara në pasqyrë të jetë paguar vetë nga ai, e jo nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin e zyrave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama shkrimet e dritan lelit dritan leli edi rama shkrimet e dritan lelit

Sondazh

Poll

Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...