Politike

“Për Gjukanoviç kujdeset Rama”/ PDIU thirrje bashkëkombësave në Mal të Zi: Votoni masivisht për partitë shqiptare

27 Gusht 2020, 10:32 Nga DOSJA
“Për Gjukanoviç kujdeset Rama”/ PDIU thirrje

TIRANË-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi të votojnë masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit për përfaqësuesit e tyre shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, PDIU shkruan: ‘Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi’.

Mesazhi i PDIU:

Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e së dielës. Shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi. Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi. Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë. PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malsisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare.

Kjo thirrje e kreut të PDIU-së vjen 3 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Mal të Zi,  ku garojnë edhe partitë shqiptare. Ato kanë një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Ndërkohë, sot Edi Rama tregoi mbështetje për partitë shqiptare, por përkrahu edhe Milo Gjukanoviç. Ndërsa presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha  iu bën thirrje bashkëkombësave që të votojnë për partitë shqiptare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pdiu zgjedhjet në mal të zi pdiu zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll

Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...