Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË– I fokusuar tek njolla që Hollivudi ka në pllakat e tij të bronzit, në Bulevardin e Famës, pasi nuk ka bërë ende një film për rolin e shqiptarëve në luftën e Dytë Botërore dhe ndihmën që i dha popullit, hebre, kryeministri Edi Rama, mori rolin e “ciceronit” që po iu tregonte ambasadorëve ç’popull i emancipuar ka qenë masa që sot kanë përballë. Në rolin e kahershëm, Rama solli në vëmendje një fakt që sipas tij, duhet të kujtohej. Rama tha se para Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri, të gjithë hebrenjë e kishin pushim të premten, për të respektuar traditën hebraike të Shabatit.
“E dyta, që besoj vlen të kujtohet, është se përpara Luftës së Dytë Botërore, përpara se sa kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike dhe më mbresëlënëse të mbrojtjes dhe shpëtimit të jetëve të hebrenjve, Shqipëria ishte i vetmi vend që në legjislacionin e saj kishte të miratuar Shabatin. Që do të thotë se të gjithë qytetarët që jetonin në këtë vend e që i përkisnin popullit hebre kishin të drejtën të mos punonin ditën e premte dhe askush nuk kishte të drejtën që për këtë t’u ndërpriste shpërblimin për punën.“,-tha Rama, (citojmë zyrën e shtypit në kryeministri që ka shpërndarë këtë zbardhje.)
Por nëse të premten pushonin, po të shtunën atëherë çfarë bënin?
Shabati është shtyllë në historinë e popullit hebre. Hebrenjtë e kanë ditën e tyre të pushimit të shtunën. Të premten në mbrëmje, për ta hyn në fuqi Shabati. Izraelitët nuk punojnë ditën e shtunë, pasi nga e premtja në të ngrysur deri të shtunën pas mesnate, për ta është pushim, Shabati, si dita e fundit e javës. Darka e Shabatit konsumohet të premten në darkë, por dita e pushimit është e shtuna. Për hebrenjtë e shtuna është ditë e shenjtë, ku të gjithë pushojnë, lëvizja është shumë më e rrallë. Për ta, kjo është një ditë përgatitjesh për ditën tjetër që pason si dita e parë e javës që është “E diela”. Nëse për të gjithë pjesën tjetër të botës, pushim është e diela, për hebrenjtë është ditë punë, njësoj si e hëna.
Kryeministri na futi në dyshime, megjithëse koha të cilës i referohet është shumë larg me ditët tona… Nëse të premten e kishin pushim, po të shtunën çfarë bënin hebrenjtë e Shqipërisë? Pushonin prapë?
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Si ndryshojnë kohët! Nëntë vjet të shkuara, të gjitha partitë politike të Gjermanisë ranë dakord se kishte ardhur koha për të pezulluar shërbimin e de...
Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe ...
SHBA– Edhe në shtetet e lëkundura që zakonisht diktojnë garën, Trump është duke humbur terren, dhe rifitimi i tij do të jetë i vështirë. Në këto kushte, Trump k...
Sa do shtrihej në krevat për të fjetur,kur dëgjoi zilen e celularit. Po shkonte mesnata dhe Marieta u tremb. Në këtë orë të vjen në derë veç lajmi i keq,...
ME MAS(K)Ë. Historia e epidemisë së COVID nuk mund të kuptohet pa maskat dhe zhurmën e bërë rreth tyre. Personalisht, i nxitur nga intuita e mjekut dhe për...
Gjermania e mori në dorë Kryesinë e Këshillit të BE-së në një kohë kritike. Kancelarja gjermane duhet ta shfrytëzojë këtë rast për ta çuar përpara guxims...
TIRANË– Disa javë më parë, në ditët e para të përpjekjes për t’u hapur dalëngadalë, pas disa muajve plot ankth që kërcënoheshin prej frikës nga e pan...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku shpallen garen 1.2 miliarde euro per ndertimin e rruges Milot-Fier duke e cil...
Zbardhja e së shkuarës në Kosovë është pa alternativë për demokratizimin dhe të ardhmen e shtetit të ri, edhe në aspektin juridik, mendon Vilma Filaj-Ballvora.N...
TIRANË-Si një ndërhyrje nga populli apo vazhdim i asaj bisede nga një dëshmitar për këtë çështje kruciale, sipas meje, po sjell një shkrim timin për...