Politike

Zgjerimi me 12 milje i Greqisë në Jon/ Cakaj: Garantohet nga Konventa e Montego Bay, do të ndjekim zhvillimet në Parlamentin

27 Gusht 2020, 09:36 Nga DOSJA
Zgjerimi me 12 milje i Greqisë në Jon/ Cakaj: Garantohet nga Konventa

TIRANË– Ministria e Jashtme e Shqipërisë sqaron se Greqia është duke u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon,duke shfrytëzuar të drejtën ndërkombëtare të garantuar nga Konventa e Të Drejtës së Detit, e Montego Bay. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i deleguar, Gent Cakaj, thotë se Shqipëria e ka ushtruar të drejtën për t’u zgjeruar me 12 milje, dhe shton se qeveria shqiptare do të jetë në ndjekje të zhvillimeve në parlamentin grek.

REAGIMI I PLOTË: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë, si dhe mes Greqisë dhe
Egjiptit.

Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare
mes vendeve të rajonit të Mesdheut, duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit dhe frymën e miqësisë dhe interesit reciprok.
Me këtë rast, lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.

Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë, ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit të ujërave territoriale deri në 12 milje detare.

Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon.

Dje, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, dhe as për situatën politike mes dy vendeve, por është mjaftuar me një koment në Facebook. Ndërkohë që ai është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj greqia merr 12 milje nga deti jon gent cakaj greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...