Politike

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Meta: Mbështesni alternativat shqiptare, të rritet përfaqësimi i tyre në parlamentin malazez

27 Gusht 2020, 06:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Meta: Mbështesni alternativat shqiptare,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale  shprehet se duhet të jemi krenarë për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Ai u bën thirrje bashkëkombësve në vendin fqinj që të votojnë listat shqiptare për të rritur përfaqësimin e tyre në parlamentin malazez.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse. Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. 

Zgjedhjet në Mal të Zi pritet të zhvillohen më 30 gusht, ku garojnë edhe partitë shqiptare. Ato kanë një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Ndërkohë, Edi Rama deri tani nuk ka treguar asnjë mbështetje për partitë shqiptare, por ka zgjedhur të përkrah Gjukanoviç. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha që të votohen partitë shqiptare në Mal të Zi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet në mal të zi ilir meta zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll

Politike 26 Gusht 2020, 08:50

ATHINË- 2 vite pas publikimit për herë të parë të ambicies greke për t’u zgjeruar me 12 milje në perëndim të Detit Jon, qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka ma...