Aktualitet

Vate Staka, anëtari i ri i KLP/ Arta Marku sherr me prokurorin: Ulu se do të të nxjerr jashtë (Replikat)

11 Prill 2019, 09:45 Nga DOSJA
Vate Staka, anëtari i ri i KLP/ Arta Marku sherr me prokurorin: Ulu se do

TIRANË-  Asambleja e Prokurorëve ka zgjedhur Vate Stakën si anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në vend të Antoneta Sevdarit, prokurores që u shkarkua nga Vettingu.

Me 135 vota pro dhe 81 kundër, Staka u zgjodh anëtari i ri i KLP nga 230 prokurorët e pranishëm.

Por ky nuk është lajmi i vetëm nga kjo mbledhje ku kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka debatuar ashpër me prokurorin Sokol Malaj.

Shkak për këtë është bërë një propozim i Malajt, për të ndryshuar rregulloren e përzgjedhjes dhe kandidati të quhet fitues, nëse do të marrë 50 plus 1 votë. Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer Markut, e cila e ka paralajmëruar Malajn se do e nxjerrë jashtë.

Debati i plotë mes Arta markut dhe Sokol Malajt:

Sokol Malaj: Mes 5, 7 dhe 8 kandidaturave të japësh një pëlqim për kandidaturat, ky është një parim i njohur. Prokurorja e Përgjithshme, tha që është në kundërshti me frymën e ligjit. Edhe dy kandidatët e tjerë që u betuan, Arben Dollapaj, Kosta Beluri, me Bujar Sheshin morën shumicën dërrmuese të votave. Morën nga 95% të votave. Unë çmoj që ta lemë propozimin me votë. Ne jemi asambleja.

Arta Marku: Gjej dispozitën ligjore, ku është dispozita ligjore. Zoti Malaj, ku parashikohet që të jetë 50 plus 1.

Malaj: Unë po ju them parimet demokratike.

Marku: Cilën e parashikon prokurori i Përgjithshëm, neni 14 i ligjit të qeverisjes vendore. Ne bëjmë propozim shtesë.

Malaj: Gjersa është lënë e drejta që kjo rregullore të ndryshohet, është vullnet i shumicës.

Marku: është propozim nga 1/10, por propozim në kundërshtim me ligjin nuk ka

Malaj: S’është në kundërshti me ligjin, lër të vendosin këta.

Marku: Do vazhdojmë me rendin e ditës, kush nuk do është i lirë të largohet. Bëhen ankimet në gjykatë.

Malaj: Ftoj prokurorët të ngrenë dorën kush është dakord.

Marku: Mbledhjen e drejtoj unë, uluni se do dilni jashtë…

Malaj: Unë bëj një propozim që duhet respektuar.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari arta marku asambleja e prokuroreve sokol malaj vatë staka antoneta sevdari arta marku asambleja e prokuroreve sokol malaj vatë staka

Sondazh

Poll