Aktualitet

Kuvendi i ‘zhytur’ në Rinas, të rinjtë e FRPD: Hani, pini dhe rrëmbeni! Të pabrekë (Foto)

11 Prill 2019, 11:51 Nga DOSJA
Kuvendi i ‘zhytur’ në Rinas, të rinjtë e FRPD: Hani,

TIRANË– Në kohën kur në parlament ka kryesuar debati për grabitjen në Rinas, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar jashtë godinës.

Me pankarta dhe simbolikë në pjesëmarrje, të rinjtë e FRPD kanë paralajmëruar se protesta e 13 prillit do të jetë masive dhe do të kulmojë mbrëmjen e të shtunës.

“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrekë ju gjetiu dreka, milionerë ju gjeti darka”, “Parlament i krimit”, janë disa nga pankartat e tyre.

Opozita ka 3 muaj që ndodhet jashtë parlamentit. Në shkurt, deputetët e LSI dhe PD dogjën mandatet dhe iu drejtuan qytetarëve në një valë protestash.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabija ne rinas protesta e opozites 13 prill seanca plenare 11 prill grabija ne rinas protesta e opozites 13 prill seanca plenare 11 prill

Sondazh

Poll