Aktualitet

Gjirokastër/ Qytetarët nderojnë Enver Hoxhën në 34-vjetorin e vdekjes së tij: I vetmi që mbrojti vlerat e kombit shqiptar

11 Prill 2019, 12:01 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Qytetarët nderojnë Enver Hoxhën në

GJIROKASTËR– Qytetarë të Gjirokastrës kanë rikujtuar liderin e diktaturës Enver Hoxha në 34-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Në videon e mëposhtme shihet teksa në shenjë respekti qytetarë të ndryshëm vendosën lule në shenjë respekti në shtëpinë e lindjes së diktatorit.

Ata kërkojnë për të disatën herë vlerësimin e diktatorit Hoxha, pasi sipas tyre është i vetmi që ka luftuar dhe mbrotjur të gjitha vlerar e kombit shqiptar.

Diktatori Enver Hoxha lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër dhe udhëhoqi Shqipërinë për 41 vite nga  viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Ai ishte Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.

Vitet e fundit të jetës diktatori Hoxha u diagnostikua me diabet dhe kaloi një periudhë mjaft të vështirë. Ai pësoi infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, ndërsa ndërroi jetë më 11 prill 1985.

Enver Hoxha prehet në varrezat në Sharrë. Ai u varros fillimisht në varrezat e dëshmorëve ku iu bë një ceremoni madhështore dhe të gjitha nderimet e larta si për çdo udhëheqës, por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 34 vjetori ii vdekjes se enverit enver hoxha gjirokaster 34 vjetori ii vdekjes se enverit enver hoxha gjirokaster

Sondazh

Poll