Aktualitet

Grabitja, Lleshaj flet për dorëheqjen: Nuk kam ndonjë brengë, e jap kur ta gjykoj unë

11 Prill 2019, 11:06 Nga DOSJA
Grabitja, Lleshaj flet për dorëheqjen: Nuk kam ndonjë

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dy ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas ka reaguar nga Kuvendi, duke përmendur për herë të parë dhe dorëheqjen e tij.

Teksa po i përgjigjet deputetit të LSI, Ralf Gjonit, Lleshaj tha se nuk ka luftuar asnjëherë për ta patur postin e Ministrit të Brendshëm dhe se nuk ka asnjë brengë për ta lënë atë. Por shtoi se do të largohet nga ky post kur ta gjykojë ai.

“Me qe më përmende dorëheqjen. S’kam luftuar asnjë ditë për të patur këtë post dhe s’kam asnjë brengë për ta lënë këtë post. Por atë e gjykoj unë. Momentin se kur do ta marrë atë vendim do ta gjykoj unë”, ka thënë Lleshaj.

Grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e së martës në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas kerkesa per doreheqje ralf gjoni sander lleshaj grabitja ne rinas kerkesa per doreheqje ralf gjoni sander lleshaj

Sondazh

Poll