Bota

Shkul bankomatin me eskavator, shikoni vjedhjen spektakolare që ndodh për 4 minuta (Video)

10 Prill 2019, 19:24 Nga DOSJA
Shkul bankomatin me eskavator, shikoni vjedhjen spektakolare që ndodh

Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në County Londonberry, ku hajduti vodhi një bankomat duke e nxjerrë nga vendi me eskavator.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Dungiven të dielën e shkuar, raporton BBC.

Dy persona të tjerë të maskuar presin me një makinë tip Citroen Berlingo ku ngarkojnë makinerinë. Bastisja zgjati pak më shumë se katër minuta, shkruan gjiganti britanik.

Ky është rasti i fundit i një serie vjedhjesh të makinerive të bankomateve në të dyja anët e kufirit irlandez, ndërsa autoritetet thonë se një grabitje e tillë është e teta në 2019.

Pronari i dyqanit Martin O’Kane vëzhgoi dëmin nga prapa kordonit të policisë të dielën pasdite.

Njerëzit që i bëjnë këto gjëra janë të përbuzshëm.

Do të ketë gjithnjë e më pak ATM për shkak të këtyre sulmeve. Nga një po ndodh çdo javë. Nuk do të marrë më një makineri të tillë dhe kjo do të jetë humbje për komunitetin lokal.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eskavator hajdut vidhet bankomati eskavator hajdut vidhet bankomati

Sondazh

Poll

Bota 10 Prill 2019, 13:46

Publikohet imazhi i parë i vrimës së zezë

Vrima e zezë është 500 milionë trilion km larg dhe u fotografua nga një rrjet prej tetë teleskopëve në të gjithë botën. Detajet janë botuar sot në faqen zyrtare...