Politike

26 Gusht 2020, 12:55 Nga DOSJA

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon. Por, kryeministri i është përgjigjur një ndjekësi të cilit i thotë se: Nuk falen detet e tokat si rroba or mik.

Komentet te faqja e Ramës:

Komentuesi: Ujërat detare të Shqipërisë ja fale Greqisë?

Rama: te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!

Ditën e sotme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, i cili është edhe ministër i Jashtëm i vendit, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për telefonatën që ka zhvilluar mbrëmë me ministrin e Jashtëm grek, dhe as për situatën politike mes dy vendeve, por është mjaftuar me një koment në Facebook. Ndërkohë që ai është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll