Politike

Greqia e bën ligj, Mitsotakis: Do zgjerohemi 12 milje në Detin Jon, askush s’mundet që të na ndalojë!

26 Gusht 2020, 11:44 Nga DOSJA
Greqia e bën ligj, Mitsotakis: Do zgjerohemi 12 milje në Detin Jon,

GREQI– Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot në Parlamentin grek, se Greqia do të shtrihet 12 milje shtesë në detin Jon. Greqia, tha Kryeministri, me një projektligj që paraqitet direkt në Parlament, shtrin zonën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, në perëndim të detit Jon. “Greqia po rritet, të tjerët kanë thënë kështu, por ne po e realizojmë,” tha Mitsotakis.

“Në dete si Mesdheu, zona e rafinës kontinentale është identike me EEZ”, tha ai, duke përmendur se ishujt tanë, dhe Kastelorizo, kanë një EEZ dhe një raft kontinental. “Asgjë nuk po e ndalon vendin tonë që të zgjasë ujërat e saj territoriale në 12 milje,” shtoi ai.

“Zgjidhja e zonave detare me vendet fqinje rikthen të drejtën ndërkombëtare dhe lejon përdorimin e burimeve të përbashkëta. Kushtet janë ri-vendosja e një regjimi të legjitimitetit në rajon.”

“Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojmë standardin e ndarjes në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh më tej kryeministri Mitsotakis.

Deklarata e Mitsotakis vjen disa orë pas një postimi në rrjetet sociale të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dentias, i cili tha se kishte telefonuar kryeministrin Edi Rama për të diskutuar lidhur me zhvillimet në rajon, por nuk dha detaje nëse telefonata ka patur në fokus zgjerimin e Greqisë në Detin Jon me 12 milje. Por edhe pse ka dy ditë që lajmi qarkullon në media, dhe kryeministri grek e ka konfirmuar në Parlamentin grek përmes një ligji vendimin, kryeministri shqiptar nuk ka dhënë asnjë sqarim.

Edhe më herët, më tetor 2018, ministri i asokohe i Punëve të Jashtme të Greqisë njoftoi zgjerimin me 12 milje në Detin Jon. Në Shqipëri lajmi pati reagime të shumta dhe opozita bashkë me publikun e gjerë e kundërshtuan marrëveshjen e njoftuar nga Kotzias. Qeveria shqiptare dhe ajo greke u detyruan të bënin hapa pas, ndërkohë që sot nuk ka asnjë sqarim për këtë çështje.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon zgjerimi i detit jon greqia merr 12 milje nga deti jon zgjerimi i detit jon

Sondazh

Poll