Politike

110-vjetori i lindjes së Nënë Terezës/ Basha: Është frymëzim për të gjithë, të fillojmë të ndyshojmë të sotmen du

26 Gusht 2020, 11:13 Nga DOSJA
110-vjetori i lindjes së Nënë Terezës/ Basha:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se Nënë Tereza është  një frymëzim për të gjithë ne. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryedemokrati ka publikuar një shprehje të saj dhe thekson se duhet të fillojmë të ndryshojmë të sotmen dhe të ofrojmë shpresë për të ardhmen.

Ky mesazh i mençur nga Nënë Tereza, le të jetë frymëzim për të gjithë ne, të fillojmë të ndyshojmë të sotmen duke ofruar shpresë dhe besim se ditë më të mira do vijnë përmes punës së ndershme, kujdesit për njeri-tjetrin dhe ofrimit të mundësive për një jetë më të mirë për të rinjtë e të rejat, që sot i kanë sytë nga emigrimi.”, shprehet ndër të tjera Basha. 

Postimi i plotë:

E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Kështu që ka mbetur vetëm e sotmja. Le të fillojmë.” Ky mesazh i mençur nga Nënë Tereza, le të jetë frymëzim për të gjithë ne, të fillojmë të ndyshojmë të sotmen duke ofruar shpresë dhe besim se ditë më të mira do vijnë përmes punës së ndershme, kujdesit për njeri-tjetrin dhe ofrimit të mundësive për një jetë më të mirë për të rinjtë e të rejat, që sot i kanë sytë nga emigrimi.

Me fjalët e Shën Terezës: “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim, disa të tjerë vijnë si mësim”, është koha ta nxëmë mësimin e hidhur në mënyrë që të mos lejojmë sërish rikthimin në paketimet false që verbojnë nga varaku fals, por që në thelb janë thjesht mashtrime prej të cilave vuajnë sot shqiptarët.

Sot shënohet 110-vjetori i lindjes së Nënë Terezës. Ajo është një nga personalitetet më të njohura shqiptare në të gjithë botën dhe vazhdon të mbetet edhe ambasadorja më e mirë e shqiptarëve. Ajo është gruaja e shenjtë që arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 110 vjetori i nënë terezës lulzim basha 110 vjetori i nënë terezës lulzim basha

Sondazh

Poll