Politike

Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, Rama: Shtetbërja s’është llaf goje, kemi ndërmarrë reformën më të thellë të

10 Shkurt 2019, 12:05 Nga DOSJA
Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, Rama: Shtetbërja

TIRANË- Lajmi që Dritan Dajti shpëton nga burgimi i përjetshëm bëri bujë në media dhe në opinionin publik. (Lexo këtu) Për autorin e masakrës së Durrësit, nuk erdhi asnjë reagim nga maxhoranca ndërsa akuzat nga opozita nuk munguan. (Lexo këtu)

Lidhur me rastin, ka reaguar vetë kryeministri Edi Rama pas një komenti që i ka kthyer një prej ndjekësve të tij.

Ndjekësi i shkuran: Të fala Dritan Dajtit! Hahah del krimineli për vrasje të katërfishtë nga burgu dhe ti thua qëe s’kam timonin e drejtësisë. Hahahah për çfarë erdhe në pushtet apo për të bërë llaç edhe tulla?

Rama: Mos u zgërdhi shumë se na keput ndonjë nerv e të mbetet goja kantato! Timonin e drejtësisë ky sistem i’a jep pushtetit gjyqësor dhe i’a ndalon me Kushtetutë e me ligj qeverisë, që ta marresh vesh zotrote, ndërsa qeveria dhe une kemi ndërmarrë reformën më të thellë të drejtësisë, pikërisht që të pastrohet sistemi nga fundërrinat që e morën peng 30 vjet. Ky proces ka nisur dhe do kërkojë mundimin e kohën e vet, kështu që fute gjuhën brenda dhe mblidhi buzët e shqyera vesh me vesh, se shtetbërja s’është llaf goje.

Dritan Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Dritan Dajti qëndron prej vitit 2009 në paraburgim, ndërkohë që gjykimi i tij është zvarritur për gati 10 vite. Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike burgim i perjetshem dritan dajti edi rama gjykata e apelit per krimet e renda masakra e durresit burgim i perjetshem dritan dajti edi rama gjykata e apelit per krimet e renda masakra e durresit

Sondazh

Poll