Politike

‘Ishte një premtim i pambajtur’, Rama në Maliq: Nuk jemi si ai që i bënte me daulle

10 Shkurt 2019, 10:19 Nga DOSJA
‘Ishte një premtim i pambajtur’, Rama në Maliq: Nuk jemi

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e rrugës hyrëse të qytetit të Maliqit.

Gjatë inspektimeve, Rama ka ndarë më banorët edhe prapaskenat e ndërtimit të rrugës duke thumbuar paraardhësin e tij, Sali Berisha.

Banorët: Faleminderit për këtë rrugë, ishte shumë problematike

Rama: Mos më falenderoni mua, por faleminderit juve që na keni dhënë besimin. Ne duhet tua shpërblejme në punë. Për këtë rrugë Gëzimi më ka nxirë jetën.

Gëzim Topçiu: Ishte një premtim i pambajtur.

Rama: Aaaaa, ti e ke dhënë premtimit për ta ndërtuar brenda mandatit.  

Gëzim Topçiu: Afatin e ka 7 muaj, po ndoshta mbaron edhe më shpejt.

Rama: Mos i ngut se ne nuk jemi si ai që i bënte me daulle dhe pastaj të linte mbrapa shkopin e daulles dhe i binte vetës.

Teksa takonte qytetarët, Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Qytetarja: Si je?

Rama: Nga jashtë mirë dukem po filxhani i Monikës nuk thotë ashtu.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama korce maliq monika kryemadhi sali berisha edi rama korce maliq monika kryemadhi sali berisha

Sondazh

Poll